Drejtoria e Inspekcionit, me asistim të Policisë së Stacionit Jugor në Mitrovicë, që nga orët e hershme të mëngjesit kanë realizuar aksionin për lirimin e të gjitha hapësirave publike në qytet, duke mos lejuar shitësit e ndryshëm, që produktet dhe mallrat e tyre t’i ekspozojnë në trotuare dhe hapësira tjera publike të parapara për shfrytëzim nga ana e qytetarëve.
Sipas një njoftimi të komunës, për lirimin e këtyre hapësirave ka pasur kërkesa të shumta nga qytetarët të cilët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për pengim të lëvizjes së lirë, derisa inspektorët komunal nga aksioni i sotëm kanë bërë të ditur se shitësit i kanë respektuar urdhëresat e inspektorëve dhe nuk ka pasur nevojë për intervenim të Policisë apo shqiptim të ndëshkimeve mandatore.