Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut në aksion në tërë Kosovën për çmimet e derivateve
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut në aksion në tërë Kosovën për çmimet e derivateve
nafta1234
06/03/2026 - 17:10
Linku u kopjua

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka njoftuar se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka zhvilluar sot një aksion të gjerë në tërë Kosovën për kontrollin e çmimeve të produkteve të naftës.

Në një komunikatë për media nga MINT, aksioni u realizua në bashkëpunim me Administratën Tatimore, Doganën dhe Autoritetin e Konkurrencës, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe sigurimin e konkurrencës së ndershme.

Veprimet janë bazuar në vendimin e ministres Mimoza Kusari-Lila për rregullimin e përkohshëm të çmimeve të derivateve.


“Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka zhvilluar sot një aksion të gjerë inspektues në bashkëpunim me inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës dhe ata të Autoritetit të Konkurrencës. Qëllimi i këtij aksioni ka qenë mbikëqyrja e zbatimit të vendimit për rregullimin e përkohshëm të çmimeve të produkteve të naftës dhe caktimin e masave të tjera mbrojtëse. Veprimet kanë për qëllim mbrojtjen e konsumatorëve, rritjen e transparencës në treg, sigurimin e konkurrencës së ndershme dhe parandalimin e çrregullimeve të mundshme në treg”,
thuhet në komunikatën për media nga MINT.

Në komunikatë theksohet po ashtu se inspektorati theksoi se do të vazhdojë monitorimin e vazhdueshëm të tregut për të luftuar informalitetin, për të eliminuar praktikat e padrejta tregtare dhe për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve.

“Aksioni u zhvillua mbi bazën e vendimit të datës 04.03.2026 të ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, dhe u përqendrua tek mbi njëzet e pesë operatorë ekonomikë në tërë territorin e Kosovës, duke përfshirë tregtarët e produkteve të naftës për përdorim në transport. Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka vepruar në koordinim të ngushtë me Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore dhe Autoritetin e Konkurrencës, me qëllim që çdo veprim të jetë i koordinuar dhe efektiv. Sigurojmë qytetarët e Republikës së Kosovës Inspektorati do të vazhdojë monitorimin e vazhdueshëm të tregut për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e tyre, për të luftuar informalitetin dhe për të eliminuar praktikat e padrejta tregtare. Në çdo rast kur konstatohet shkelje e kërkesave ligjore, inspektorët do të ndërmarrin masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet mes tjerash në komunikatë për media.

MINT thekson se Inspektorati do të vazhdojë monitorimin e tregut për të luftuar informalitetin dhe praktikat e padrejta tregtare, ndërsa çdo shkelje ligjore do të ndiqet me masa ndëshkuese.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026