Inspektorati në aksion për parandalimin e shitjes së cigareve elektronike të miturve
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Inspektorati në aksion për parandalimin e shitjes së cigareve elektronike të miturve
Insp1234
24/06/2026 - 16:16
Linku u kopjua

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përmes Inspektoratit Qendror të Tregut (IQMT), është duke zhvilluar aksione inspektuese me qëllim parandalimin dhe luftimin e shitjes ilegale të cigareve elektronike për personat e mitur.

Gjatë pjesës së parë të muajit qershor 2026, inspektimet janë fokusuar kryesisht në bizneset që operojnë në afërsi të shkollave dhe që merren me shitjen e cigareve elektronike.

“Kontrollet janë realizuar në komunat e Prishtinës, Prizrenit, Gjilanit, Vushtrrisë, Ferizajt dhe Vitisë, ku inspektorët kanë verifikuar respektimin e Ligjit Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit  lidhur me shitjen e produkteve të duhanit dhe produkteve të ngjashme.

Shkeljet e evidentuara gjatë këtyre inspektimeve janë në procedurë trajtimi dhe do të ndiqen sipas dispozitave ligjore përkatëse. Ndërkohë, Inspektorati Qendror i Tregut do të vazhdojë me aktivitete të ngjashme inspektuese në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

MINTI mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e shëndetit publik, veçanërisht të të rinjve, si dhe në zbatimin e Ligjit Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit duke vendosur theks të veçantë në ruajtjen e të miturve në qasjen në produkte që mund të cenojnë mirëqenien e tyre”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026