Inspektorati i Komunës së Prishtinës ka njoftuar se falë instalimit të sistemit të avancuar të senzorëve dhe regjistrimit automatik të decibelëve, në vitin 2024 kanë rënë për diku rreth 80% ankesat e qytetarëve. Për më shumë, gjoba gjatë këtij viti janë shqiptuar vetëm për tejkalim të orarit të punës dhe jo për tejkalim të decibelëve të lejuar, e që është një indikacion i qartë i vetëdijesimit të lokaleve të gastronomisë.
Inspektorati thotë se janë plasur sonte disa informata tendencioze mbi kinse tejkalimin e decibelëve të lejuar, duke sugjeruar se në disa lokale zhurma ka arritur edhe deri në 90 decibel, por në serverët e Kryeqytetit, të vendosur në Drejtorinë e Inspektoratit, nuk është regjistruar asnjë tejkalim i tillë, madje-madje në shumicën e lokaleve as lartësia prej 50 decibelëve nuk është arritur në asnjë moment.