Inspektorati ndalon punimet në gjashtë kantiere ndërtimi: Rrezik për jetën dhe shëndetin e punëtorëve
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Inspektorati ndalon punimet në gjashtë kantiere ndërtimi: Rrezik për jetën dhe shëndetin e punëtorëve
INspek11111
22/07/2026 - 18:28
Linku u kopjua

Inspektorati Qendror i Punës ka marrë vendim për ndalimin e menjëhershëm të punimeve në gjashtë kantiere ndërtimi: tri në Fushë Kosovë dhe tri në Prishtinë deri në eliminimin e plotë të të gjitha parregullsive të evidentuara.

“Gjatë inspektimeve janë konstatuar shkelje të rënda të dispozitave ligjore, të cilat paraqisnin rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e punëtorëve. Për shkak të mungesës së masave të nevojshme të sigurisë dhe shëndetit në punë”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit Qendror të Punës.

“Masat e ndërmarra kanë për qëllim parandalimin e aksidenteve në vendin e punës dhe garantimin e kushteve të sigurta për të gjithë punëtorët. Subjektet e inspektuara janë obliguar të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për përmbushjen e kërkesave ligjore, ndërsa rifillimi i punimeve do të lejohet vetëm pasi inspektorët të konstatojnë se janë eliminuar rreziqet dhe janë përmbushur standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Inspektorati Qendror i Punës mbetet i përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe do të vazhdojë kontrollet intensive në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, duke ndërmarrë masa ndaj çdo subjekti që cenon sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.

Njëkohësisht, Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë me rigorozitet dispozitat ligjore dhe të sigurojnë kushte të sigurta pune, pasi mbrojtja e jetës dhe shëndetit të punëtorëve mbetet prioritet i panegociueshëm”, thuhet në njoftim.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026