Inspektohen punimet në urën e Ibrit, Ministria: Projekti po ecën sipas planit
4-Fourth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Inspektohen punimet në urën e Ibrit, Ministria: Projekti po ecën sipas planit
gfkg
06/07/2026 - 17:38
Linku u kopjua

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se po vazhdon mbikëqyrja e rregullt e projekteve infrastrukturore në terren, ndërsa punimet në urën që lidh Zhabarin me Gushacin po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë.

Sipas një njoftimi, gjatë inspektimit të realizuar sot, është konstatuar se punimet po avancojnë në përputhje me standardet e kërkuara të cilësisë dhe afatet e përcaktuara.

Sipas ministrisë, përfundimi i këtij projekti pritet të përmirësojë ndjeshëm sigurinë në qarkullim, të forcojë lidhjen ndërmjet dy zonave dhe t'u ofrojë qytetarëve qasje më të lehtë dhe më të sigurt.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se do të vazhdojë mbikëqyrjen e vazhdueshme të punimeve, me qëllim që projektet infrastrukturore të realizohen brenda afateve të parapara dhe në përputhje me standardet më të larta të ndërtimit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026