Infantino: Kjo karrike bosh është për gazetarin e ndaluar
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Infantino: Kjo karrike bosh është për gazetarin e ndaluar
New Project - 2026-06-10T184326.561
10/06/2026 - 20:43
Linku u kopjua

Në konferencën për media që po mbahet aktualisht, presidenti i FIFA-s Gianni Infantino ka bërë një deklaratë të fortë për lirinë e shtypit.

Ai tha se në sallë është lënë një karrige bosh, e dedikuar për gazetarin francez Christophe Gleizes, i cili aktualisht është i ndaluar dhe konsiderohet si i vetmi gazetar sportiv i burgosur në botë. Infantino theksoi se ai ka akreditim dhe duhet të ishte pjesë e këtij eventi.

Shpresoj që në një akt humaniteti ai të marrë falje dhe të mund të bashkohet me ne gjatë Kupës së Botës,” u shpreh ai, duke shtuar se prindërit e gazetarit janë ftuar gjithashtu në ndeshjen Francë–Senegal.

Gjesti simbolik i “karriges bosh” u prezantua si thirrje për lirimin e tij dhe si mesazh humanitar gjatë organizimit të Kupës së Botës.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026