Incidenti në Eurovizion, ja si delegacioni serb tenton ta largojë flamurin e Kosovës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Incidenti në Eurovizion, ja si delegacioni serb tenton ta largojë flamurin e Kosovës
flamuri
17/05/2026 - 11:38
Linku u kopjua

Finalja e madhe e Eurovizionit, që mbrëmjen e kaluar bashkoi miliona shikues brenda në sallë e prapa ekraneve, u shoqërua edhe me një incident në Qendrën e Mediave. Gjatë përformancës së këngëtarit shqiptar Alis Kallaçi, një pjesëtare e delegacionit të Serbisë tentoi të pengojë valëvitjen e flamurit të Kosovës.

Anëtari  i Eurovision Kosova, Albert Limani, i cili ndodhej në sallën e mediave shihet në video duke penguar një grua nga delegacioni serb gjatë tentimit të largimit të flamurit të Kosovës.

Sipas reagimit të tij në Facebook Limani thotë se gruaja nga delegacioni serb  ishte afruar pranë grupit të shqiptarëve në Qendrën e Mediave duke thënë se “ky flamur nuk lejohet këtu”.

Ai ka shtuar se situata është mbyllur pa përshkallëzim të mëtejshëm.

“Derisa po festonim bashkë me kolegë të tjerë paraqitjen e Shqipërisë në Eurovision, në Qendrën e Mediave në Vjenë, një grua nga delegacioni i Serbisë erdhi dhe tentoi të na e heqë flamurin e Kosovës, duke na thënë se ‘ky flamur nuk lejohet këtu’. Sigurisht, ajo tentoi ta prekë, por nuk e lejova dhe u kthye mbrapsht. Flamuri i Kosovës do të valojë dhe do të lejohet gjithkund, ndërsa ne do ta mbrojmë me çdo kusht”, deklaroi ai.

Incidenti ndodhi pikërisht në natën finale të Eurovisionit, ku Shqipëria, nën përfaqësimin e Alis Kallaçi me këngën “Nân”, arriti të renditet e 13-ta me gjithsej 145 pikë. Nga votat e publikut, artisti shqiptar mori 85 pikë, duke siguruar një mbështetje të konsiderueshme nga audienca evropiane.

Ylli bullgar i muzikës pop, Dara, ka fituar konkursin e këngës në Eurovision me himnin e saj të vallëzimit pneumatik “Bangaranga”.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026