Incidenti me Osmanin, kallëzim penal ndaj shefit të sigurimit të kryeparlamentarit Afrim Gashi
Lexohet për: 2 min.
Vjosa Osmani
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Maqedonisë së Veriut ka kallëzuar penalisht shefin e sigurimit të kryeparlamentarit Afrim Gashi, policin i cili më 1 gusht në aeroportin e Shkupit me urdhër të Gashit shkoi për të pastruar situatën e krijuar mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe policisë kufitare e kontrollit të sigurisë në TAV, shkruan Alsat.

Incidenti me Osmanin, reagon serish Presidenca: Propagandë kundër Kosovës • KosovaPress

Ai është pezulluar nga puna dhe ndaj tij rëndojnë kallëzimet për cenim të sigurisë dhe pengim i personit zyrtarë. Procedurë disiplinore është ngritur edhe ndaj dy policëve të tjerë.

Kurti: Ajo që i ka ndodhur presidentes Osmani ka qenë përjetim i rëndë • KosovaPress

“I denoncuari ka ardhur në Aeroportin e Shkupit me veturë në parkingun e sektorit VIP. Ka dalë nga vetura dhe ka nxjerrë armën, e ka përgatitur dhe përsëri e ka kthyer në bel. Policit që ka qenë i sistemuar te dera i është qasur me zë të lartë dhe i është kërcënuar. Polici është dërguar në Aeroport nga kryetari i Kuvendit me qëllim tejkalimin e mosmarrëveshjes së krijuar me presidenten e Kosovës. Ai bashkërisht me dy policë të tjerë, duke lëvizur nëpër pjesën ku nuk e kanë të lejuar të lëvizin, i janë kërcënuar me jetë  të punësuarve në TAV dhe policëve duke kërkuar që presidenten ta dërgojnë me veturë deri te aeroplani”, thuhet në komunikatën e MPB-së.

Kryeministri Hirstian Mickoski tha se askush nuk do të jetë mbi ligjin dhe do të ketë përgjegjësi penale derisa vërtetohet vepra.

Incidenti i Osmanit në aeroportin e Shkupit, MPJD: Kemi kërkuar sqarime • KosovaPress

“Derisa institucionet konstatojnë tejkalim të procedurave apo kryerje të veprës penale, të jeni të sigurt se ai person do të dalë para përgjegjësisë. Askush nuk do të mund të jetë mbi ligjin. Derisa jam unë kryeministër, njerëz mbi ligjin nuk ka dhe nuk do të ketë”, tha Mickoski.

Për cenim të sigurisë i dyshuari rrezikon më së shumti 6 muaj burg ose gjobë në të holla, ndërsa për pengim të personit zyrtarë rrezikon 1-3 vjet burg. /Alsat.mk

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024