Incidenti i Osmanit në aeroportin e Shkupit, MPJD: Kemi kërkuar sqarime
Lexohet për: 1 min.
Vjosa Osmani
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës me shqetësim ka mësuar rreth incidentit të shkaktuar në Aeroportin e Shkupit në raport me trajtimin “jodinjitoz” të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Ambasadës së Kosovës në Shkup, ka nisur mbledhjen e informatave dhe që në orët e hershme të mbrëmjes ka kërkuar sqarime zyrtare nga ambasada e Maqedonisë së Veriut në Prishtinë dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.

“MPJD do të mbajë publikun të informuar për veprimet e mëtejshme, për të sqaruar këtë situatë dhe për t'u siguruar që incidente të tilla të mos ndodhin në të ardhmen në raport me krerët e shtetit tonë”, thuhet në reagim të MPJD-së.

Një ditë më parë, sigurimi i Aeroportit të Shkupit ka tentuar t’ia marrë telefonin personal presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, derisa është tentuar edhe të shtyhet fizikisht, ka konfirmuar për KosovaPress këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.

https://kosovapress.com/osmani-pengohet-nga-autoritetet-maqedonase-ne-aeroport-u-tentua-ti-merrej-telefoni

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024