Incidente të çuditshme kanë ndodhur të mërkurën në Kosovë, për sa i përket sigurisë publike.
Një person u arrestua e u lirua më pas, në Graçanicë, ani se paraprakisht “guxoi” e u iku policëve, nëpër shtëpitë përreth. Teksa po tentonte ta “shpëtonte” veten, ai hodhi në tokë disa gjëra, duke përfshirë një pistoletë më fishekë dhe “pakëz” substancë narkotike, të cilat iu konfiskuan.
E një grua tjetër pati telash ndryshe në Prishtinë. Halli i saj ishte se iu vodh motoçikleta, për çfarë raportoi policinë e cila u desh të dërgojë në vendngjarje të këtij incidenti edhe ekipe të forenzikës.
Në komunën fqinje, Lipjan, ndodhi diçka edhe më e papritur. Këtu, gardianëve të Qendrës Korrektuese Edukuese u ikën dy persona. Policia i gjeti, arrestoi e ktheu ata në “burgun shkollor”. Por, për ta bërë këtë, u desh një ndërmarrë një veprim taktiko-operativ.188.9 gramë narkotikëve në vlerë prej 2 mijë eurosh për pak sa nuk ia pa sherrin edhe një “diler” për të cilin policia në Ferizaj dyshohet që shet e blen substanca të tilla. Ai shpëtoi e nuk u kap nga forcat e rendit, pasi kur e kuptoi se e vërejtën, e “mbushi” makinën gaz dhe me vrull iku nga ta, “në drejtim të panjohur”.
Në komunën tjetër të madhe të Republikës, në Gjilan, u arrestua një person i cili po kërkohej që gati tri javë. I njëjti dyshohet se më 14maj kishte sulmuar me mjet të fortë në kokë një viktimë, të cilës i kishte shkaktuar lëndime, duke e bërë të kërkojë ndihmë mjekësore.
Për ushtrinë e Kosovës nuk pati nevojë në Vushtrri, ani se edhe këtu u gjet e sekuestrua një armë goxha “serioze” – M48 me tre fishekë. Personi te i cili u gjet ajo nuk u mbajt prapa grilave, por u la i lirë, pasi kështu vendosi prokurori që u konsultua për këtë rast.
Kolegët e policëve vushtrrias që punojnë në pikën kufitare të Jarinjes, ishin “syçelë”, të mërkurën, pasi i hetuan dhe i konfiskuan disa dokumente të falsifikuara. Ato o gjetën në një veturë me targa të Serbisë, në të cilën ndodheshin dy shtetas të këtij vendi. Ata u intervistuan si dëshmitarë, por nuk u arrestuan, pasi u lanë të lirë në atë që njihet si procedurë e rregullt.