Rrëzohet një avion në Francë, humbin jetën 11 persona
Bota
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Rrëzohet një avion në Francë, humbin jetën 11 persona
Franca
28/06/2026 - 16:13
Linku u kopjua

Njëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni në qytetin Tomblaine, në verilindje të Francës, shkruan Ansa, përcjell KosovaPress.

Sipas prefekturës lokale, avioni i përkiste një shkolle parashutizmi. Nga aksidenti humbën jetën piloti dhe të 10 pasagjerët në bord, mes tyre pesë studentë dhe pesë instruktorë.

Ministri i Brendshëm i Francës është nisur drejt vendit të ngjarjes, bëri të ditur ministria.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Lajmi në zhvillim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026