Inaugurimi i hapësirave të reja në SOS Kopshtin dhe “Gëzimi ynë”, Mitrovicë nga PedaKos
Lexohet për: 3 min.
pedakos 1
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në kuadër të Projektit PEDAKOS janë organizuar ceremonitë e fundit të përurimit të hapësirave të reja në kopshtet pilote SOS Kopshti në Prishtinë dhe ”Gëzimi Ynë”, Mitrovicë.

Në përurim morën pjesë menaxhmenti i kopshteve, edukatoret, fëmijët dhe prindërit. Në ceremonitë përuruese të pranishëm ishin nga RTM - Volontari nel Mondo, Itali Përgjegjës kryesor i projekteve të ballkanit Z. Francesco Gradari, dhe partneret Italian, Presidenti i Reggio Children Itali, Z. Crtistian Fabbi, nga REMIDA Qendra e Riciklimit Kreativ  Itali, Koordinatore Znj. Eloisa Di Roco, të cilët gjatë fjalimeve të tyre theksuan “bashkëpunimin e rëndësishëm që pati Kosova gjatë këtyre viteve  me ta në ngritjen e hapësirave edukative ku do tu ofrohet fëmijëve varietet i gjerë i materialeve dhe instrumenteve përmes së cilave zhvillojnë gjuhët shprehëse, kompetenca verbale dhe sociale dhe autonomi, njëherit uruan që hapësirat të përdoren sa më shumë nga fëmijët”.

Atelietë u pajisën me materiale për aktivitete të ndryshme krijuese dhe edukative për fëmijë, ku krahas këtij investimi personeli i kopshteve ka marrë pjesë në një kurs trajnimi dy vjeçar mbi vlerat dhe praktiken e Qasjes Reggio Emilia.

Ndërhyrja në hapësirat edukative në SOS Kopshtin përfshiu një shtëpizë të punuar nga druri që ka rolin e Ateliesë në natyrë me të gjitha mjetet e nevojshme brenda saj. Atelie në natyrë do të ju ofron të gjithë fëmijëve mundësi të bëjnë eksperimente që janë fondamentale për zhvillimin e mendimit kreativ dhe bëhet përmes përdorimit të instrumenteve teknike dhe materialeve ricikluese.

Ndërhyrja në hapësirën edukative në kopshtin ”Gëzimi Ynë”, Mitrovicë, është po ashtu një Atelie e furnizuar me mjete dhe instrumente e cila pozicionohet në mesin e kopshtit ku vijojnë më se 300 fëmijë. Kjo Atelie do tu mundësoi fëmijëve eksperimentime që do të bëhen përmes krijimit të konteksteve apo duke ndjekur imputet të cilat dalin nga asambleja dhe takimet e përbashkëta me fëmijë, apo temat që janë duke u zhvilluar në klasa.

Gjatë të dy momenteve përuruese në SOS Kopsht dhe në “Gëzimi Ynë” Mitrovicë, ishte hapje e Atelieve së bashku me shumë prindër dhe fëmijë të cilët realizuan së bashku aktivitete dhe krijuan kujtime së bashku në kopsht. Prindërit me fëmijët e tyre kaluan një ditë të bukur në aktivitetet e përgatitura nga edukatoret. 

Ndërhyrja u mundësua në kuadër të Projektit PEDAKOS, financuar nga Qeveria Italiane nëpërmjet Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe realizuar nga shoqata italiane Volontari nel Mondo RTM me mbështetjen e Ambasadës Italiane në Prishtinë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025