Ipeshkvia Prizren-Prishtinë në bashkëpunim e Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup organizuan sonte një akademi solemne në Ditët e Bogdanit. Në këtë akademi, u tha se Pjetër Bogdani është një personalitet i shquar i historisë e kulturës sonë shqiptare.
Ipeshkvi Kosovës Imzot Dodë Gjergji duke veçuar arsimin dhe kulturën, tha se Bogdani u përpoq të nxirrte popullin shqiptar nga errësira e paditurisë drejt qytetërimit. Në anën tjetër sipas tij, ish-presidenti Ibrahim Rugova, shekuj më vonë mishëroi parimet e Bogdanit në një rrugëtim të tij politik.
Imzot Dodë Gjergji lartësoi lartë figurën e Pjetër Bogdanit, ku tha se Bogdani është një nga mendimtarët më të mëdhenj të kombit tonë dhe një strateg kulturor.
“Veprimtaria atdhetare e fetare e Bogdanit ishte e lidhur me Shkupin, prej ku filloj edhe përpjekja e tij çlirimtare në fund të shekullit XVII. Prandaj, jo rastësisht ky manifestim fillon më 5 dhjetor në Shkup dhe përfundon më 6 dhjetor në Prishtinë. Një datë, kjo që përkon me 6 vjetorin e vitit 2019 kur Imzot Pjetër Bogdani simbolikisht u rivarros në… të Katedrales në Prishtinë”, theksoi Asani.
Fjalë rasti mbajti edhe profesor Anton Berishaj me temën “Rugova dhe Bogdani – agape dhe ideja evropiane”. Ditët e Bogdanit organizohen për të sensibilizuar vëmendjen publike ndaj çështjeve e temave që ndërlidhen me veprimtarinë atdhetare, kulturore e teologjike të Pjetër Bogdanit.