Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka përuruar të hënën objektin e ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë.
Hamza ka thënë se përmirësimi i shërbimeve mjekësore ka qenë ndër prioritetet e tij më të larta.
Ai ka shtuar se ky objekt që sot po promovojmë, ndër të tjera, përfaqëson më së miri edhe vizionin tonë për një sistem shëndetësor që përmbush nevojat e qytetarëve me dinjitet e efikasitet.
“Në këto tre vite, gjatë të cilave bëmë shumë hapa të rëndësishëm, punësuam mbi 100 profesionistë të rinj për të fuqizuar ekipet shëndetësore dhe kujdesin parësor. Ndërtuam katër qendra të mjekësisë familjare të reja në Iliridë, Koshtovë, Frashër dhe Stan Tërg. Rinovuam nëntë qendra mjekësore në zonat urbane dhe rurale. Me përvojën dhe sukseset e dëshmuara në Mitrovicë, ne jemi të gatshëm që këtë model ta zbatojmë në gjithë Kosovën”, ka thënë Hamza.Drejtuesi i kësaj shoqate, Halil Kastrati, tha se këtë qendrët ia kemi pas me borxh vendit.
“Ja kemi borxh këtij vendi. Një ditë nuk kemi me qenë. Po, kryetari ma tha një fjalë në zyrën e tij sot. Ky objekt tha se do të jetojë shumë më shumë se unë edhe ti. Edhe unë po i them kryetarit: është shumë e vërtetë, por ne kemi me shku, por e dimë që kemi lënë të paktën diçka. Mitrovicë, e gëzofshit!”, tha ai.