Një fotografi e rreme e Swift-it e postuar në X, dikur Twitter, u shikua 47 milionë herë përpara se llogaria të pezullohej.
Zëdhënësja e presidentit amerikan Joe Biden ka thënë se imazhet e rreme, seksualisht eksplicite të Taylor Swift që qarkulluan në internet ishin "shumë alarmante".
Kryeshefi ekzekutiv i Microsoft, Satya Nadella, pranoi se kompania duhet të "lëvizë shpejt" për të luftuar llojin e imazheve që qarkullojnë në mediat sociale, tha ai për rrjetin partner amerikan të Sky News NBC.
Imazhet e rreme të yllit të popit, që besohet se janë bërë duke përdorur inteligjencën artificiale (AI), u përhapën gjerësisht këtë javë, me një fotografi në X të shikuar 47 milionë herë përpara se llogaria të pezullohej.
Zëdhënësja shtoi gjithashtu se zbatimi i dobët ndaj imazheve false shumë shpesh prek në mënyrë disproporcionale gratë. /SkyNews