Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se ndotja e ajrit sonte në Prishtinë është e lartë. IKSHPK-ja ka theksuar se sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), ajri në Prishtinë sonte është jashtëzakonisht i ndotur.
Të njëjtit po ashtu kanë dhënë disa rekomandime.
1. Të reduktohen daljet në qytet dhe ne vendet me ajër të ndotur sidomos në mëngjes dhe mbrëmje për personat që kanë sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator, fëmijët dhe shtatzënat;
2. Qëndroni në shtëpi dhe mos i hapni dritaret për ajrosjen e dhomave.
4. Të redukohet pirja e duhanit jashtë ku ka qarkullim të njerëzve, e domosdoshmërisht ndalimi i duhanpirjes brenda hapsirave të banimit, punës, shkollave dhe spitaleve.
5. Grupet e popullatës së rrezikuar me sëmundje kronike pulmonare, zemrës, pacientët astmatik dhe të prirur për alergji, të moshuarit, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna rekomandohet që të kalojnë më shumë kohë në mjedise me nivele të ulëta të ndotësve, të tilla si malet dhe vendpushime të shëndetshme.
https://kosovapress.com/ajri-i-ndotur-ne-prishtine/