“I pitë dërrasë” i sulmoi policët në rrugë, stacion e spital
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
“I pitë dërrasë” i sulmoi policët në rrugë, stacion e spital
policia e kosoves-logo-ilustrim
19/06/2026 - 10:19
Linku u kopjua

Tre policë dhe një qytetar u detyruan mbrëmë të kërkojnë ndihmë mjekësore, si pasojë e sulmeve nga një person i dehur.

I dyshuari,  fillimisht e kishte goditur viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore, e duke ia dëmtuar motoçikletën, krahas një veture tjetër. E më pas, gjatë prangosjes në vendin e ngjarjes ka sulmuar një zyrtar policor, pastaj brenda në stacion policor dhe në spital i ka sulmuar edhe dy zyrtarë policorë dhe i ka kanosur verbalisht me vrasje.

 
Si pasojë e sulmit katër të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, sikur edhe i dyshuari i cili më pas me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026