I mituri në Kaçanik kapet me kanabis në oborrin e shtëpisë
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
I mituri në Kaçanik kapet me kanabis në oborrin e shtëpisë
07/04/2026 - 10:22
Linku u kopjua

Policisë së Kosovës ka njoftuar se dje në rrugën “Selim Shehu” në Kaçanik, gjatë një bastisjeje në shtëpinë e një të dyshuari mashkull kosovar – i mitur, është gjetur dhe sekuestruar një bimë e dyshuar kanabisi.

Policia njofton se i dyshuari ishte arrestuar dhe dërguar në mbajtje në lidhje me një rast të mëparshëm të dhunës në familje. Gjatë kontrollit në oborrin e shtëpisë së tij, njësitë policore kanë hasur në një vazo ku ndodhej një bimë kanabisi me gjatësi rreth 7 centimetra, e cila është sekuestruar si provë materiale.

Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si “kultivim i bimëve narkotike” dhe mbetet në procedurë hetimore.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026