I dyshuari për lijë të majmunëve në izolim, mostra do të dërgohet në Holandë
Lexohet për: 1 min.
Klinika Infektive (2)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Pasditen e djeshme një 69-vjeccar nga komuna e Dragashit ka kërkuar ndihmë në Klinikën Infektive të QKUK me simptoma të lijës së majmunëve. I njëjti është hospitalizuar në Infektivë dhe i është marrë mostër nga ndryshimi lëkuror dhe do të dërgohet për analiza laboratorike.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjendja e pacientit është stabile ndërsa po vazhdon mbikëqyrja epidemiologjike e pacientit dhe gjurmimi i kontakteve.

“Mostra do të dërgohet në laboratorin referent të OBSh në Holandë, presim edhe rezultatet laboratorike deri në diagnozën përfundimtare sipas kritereve të parapara. Pacienti është në izolim, i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK, njoftojnë qytetarët, se për çdo informatë të re, opinioni publik do të informohet në kohë reale, dhe se situata është e qetë dhe stabile.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025