Hyseni: Qytetarët e Gjilanit në nivel vendi janë të moshës mesatare rreth 35 vjet
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Nga procesi i regjistrimit të popullsisë, Komuna e Gjilanit, doli të jetë komuna e katërt më e madhe në vend, me rreth 83 mijë banorë. 

Kryetari i kwsaj komumne Alban Hyseni, tha se në pranverë Kosova kaloi suksesshëm procesin e rëndësishëm të regjistrimit të popullsisë, vlerësuar lart për përmbushje të standardeve ndërkombëtare nga organizatat që monitoruan. 

Sipas tij Komuna e Gjilanit, nga ky regjistrim numëron 82 mijë e 901 banorë, ndërsa në nivel vendi popullsia ka moshën mesatare 34.82 vjet. 

I pari i Gjilanit tregoi se tani janë komuna e katërt në vend. 

Alban Hyseni, tha se diaspora po regjistrohet dhe se duhet vazhdojnë të regjistrohen e të inkurajojnë të tjerët për regjistrim. 

"Edhe këto ditë gushti është mundësia për një proces që ju bën të përfshirë në planifikim dhe ndodh vetëm një herë në një dekadë", tha kryetari Hyseni.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024