Hoxhaj: Evropianët nuk e duan Kurtin në Samitin e Komunitetit Politik Evropian
Lexohet për: 3 min.
enver-hoxhaj-2
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar pasi në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Londër është ftuar presidentja Vjosa Osmani, e jo kryeministri Albin Kurti.

Enver Hoxhaj, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se në këtë Samit ftohen kryeministrat.

Sipas deputetit Enver Hoxhaj, kjo tregon se kryeministri Albin Kurti është gjithnjë e më i izoluar në të gjitha ngjarjet e mëdha ndërkombëtare.

“Këtë javë nuk udhëton as për në Londër, meqë nuk është ftuar as në Britani të Madhe. Sot kuptova se, meqë Bashkimi Evropian e bën protokollin e ftesave për këtë Samit, janë evropianët ata që nuk e duan Kurtin në Samit”, ka shkruar deputeti Enver Hoxhaj.

Postimi i tij i plotë:

Nesër është Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Londër, që organizohet nga kryeministri Starmer, ku do të takohen kryeministrat dhe nga Kosova është ftuar presidentja Osmani dhe jo kryeministri Kurti. Kjo tregon që ai është gjithnjë e më i izoluar në të gjitha ngjarjet e mëdha ndërkombëtare.

Javën e kaluar nuk u ftua as në përvjetorin e 75 të themelimit të NATO-s në ShBA, ku 25-vjetori i çlirimit është ndër sukseset më të mëdha të NATO-s në historinë e saj dhe siguria në një botë të pasigurtë është prioritet i çdo shteti, dhe Kosova nuk ka qenë asnjëherë më shumë e kërcënuar se tani!

Këtë javë nuk udhëton as për në Londër, meqë nuk është ftuar as në Britani të Madhe. Sot kuptova se, meqë Bashkimi Evropian e bën protokollin e ftesave për këtë Samit, janë evropianët ata që nuk e duan Kurtin në Samit.

Duhet të jesh i marrë e të besosh se BE shqyrton aplikacionin e një vendi për të marr statusin e kandidatit në BE, apo që evropianët të mbështesin anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, kur as nuk e ftojnë fare kryeministrin me një Samit joformal, por të rëndësishëm gjeopolitik, ku do jenë shumë kryeministra të BE dhe jashtë saj!

Ftesa i ka ardhur zonjës Osmani dhe nga përvoja ime e gjatë në Qeveri, natyrisht ajo ka mundur ta delegojë ftesën te kryeministri. Delegimi i ftesabe bëhet shpesh në çdo shtet dhe e kemi bërë shpesh në Kosovë. Mirëpo, as ajo nuk po i jep hapësirë askund Kurtit, duke e bërë atë të izoluar jo vetëm në botë, por edhe në Kosovë!

Janë bërë më shumë se një muaj që kur përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borell ia dorëzoi Këshillit Evropian raportin për heqjen e masave ndaj Kosovës, dhe ende nuk ka një vendim të vendeve anëtare për këtë çështje dhe as që dikush mendon që kjo duhet të ndodhë! E sanksinuar dhe e izoluar, sot Kosova është një demokraci pa opsione të zgjedhjes, një sovranitet i pa kuptim dhe një vend pa kurrfarë kredibiliteti ndërkombëtar.

https://kosovapress.com/presidentja-osmani-niset-per-ne-britani-perfaqeson-kosoven-ne-takimin-e-komunitetit-politik-evropian

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024