Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha zhvilloi sot një takim me deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, si dhe me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Enkel Rexhepi.
Hoxha vlerësoi rolin përfaqësues dhe kontributin e Kamberit, i cili, theksoi ministri, “edhe pse i vetëm, është një zë i fortë i shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë, si edhe angazhimin e tyre të përbashkët për adresimin e çështjeve që prekin komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës, përfshirë edhe në forume ndërkombëtare”.
“Respektimi i të drejtave të shqiptarëve në Serbi, përfshirë identitetin kombëtar, gjuhën, kulturën, përfaqësimin e drejtë dhe zhvillimin ekonomik, mbetet një element thelbësor në ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe me Serbinë”, theksoi Hoxha.
Hoxha shtoi se MEPJ do të vijojë të bashkëpunojmë ngushtë me të gjithë përfaqësuesit zyrtarë të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, raporton ATSH.