Hoti takon Avokatin e Popullit, flasin për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Hoti takon Avokatin e Popullit, flasin për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore
Avokati i popullit
13/07/2026 - 16:46
Linku u kopjua

Ministri nw detyrw për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, e priti sot në takim Avokatin e Popullit, Naim Qelaj, me të cilin diskutoi për çështjet që ndërlidhen me fushëveprimin e Ministrisë dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

Nw njoftim thuhet se gjatë takimit u shkëmbyen pikëpamje lidhur me çështjet që Institucioni i Avokatit të Popullit ka trajtuar dhe vazhdon t’i trajtojë, e që bien në kompetencat e Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.

“Ministri Hoti theksoi gatishmërinë për bashkëpunim me Institucionin e Avokatit të Popullit, duke vlerësuar rolin e tij në forcimin e sundimit të ligjit, llogaridhënies institucionale dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026