Anëtarët e Komisionit parlamentar për Buxhet, kanë kritikuar bordin e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), për siç u tha degradimin e këtij transmetuesi publik. Në mbledhjen që zgjati më shumë se dy orë, bordi i RTK-së theksoi se janë të rrezikuar nga borxhet e vjetra. raporti vjetor financiar i vitit të kaluar.
Gjatë shqyrtimit të raportit vjetor financiar për vitin e kaluar, kryetari i bordit të RTK-së, Besnik Boletini tha se totali i borxheve për vitin 2023 dhe këtë vit është mbi 255 mijë euro që janë marrë nga përmbaruesit privat.Drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj ka folur për numrin e të punësuarve, ku theksoi se janë mbi 744 punëtorë të rregullt, për çka theksoi se numri ka qenë shumë më i madh.
Për këtë ka pasur kritika deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili tha se fokusi duhet të jetë në cilësi programore.
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka replikuar me anëtarët e bordit të RTK-së, ku tha se janë përgjysmuar të hyrat dhe se ky bord e ka degraduar këtë institucion.
Komisioni për Buxhet nuk ka pasur kuorum për të shqyrtuar kërkesën buxhetore të Kuvendit të Kosovës për vitin 2025, në bazë të Qarkores së parë buxhetore të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfere.