Hulumtuesja e lartë në institutin “Octopus”, Arta Haxhixhemajli, ka reaguar pas deklaratave të autorit të librit “Zemra serbe e Johanit”, Veselin Dzeletoviq, se me bashkëpunëtorët nga Hollivudi po xhirojnë një filmin bazuar në librin e tij. Ajo në formë pyetëse ka lënë të nënkuptohet se mbështetja e Hollivudit në këtë mënyrë i bën jehonë propagandës ruse.
Libri “Zemra serbe e Johanit” ka përmbajtje propagandistike. Prandaj, po konsiderohet se mesazhi ose përmbajtja e filmit mund të përputhet me disa nga idetë që propaganda ruse promovon.
Author Veselin Dželetović discusses 'Serbsko srce Johanovo' film on Kosovo organ trafficking. Does Hollywood's backing echo Russian propaganda concerns? Let's be mindful of the stories we elevate. #RussianPropagandist ? pic.twitter.com/KjVetwh8j9
— Arta (@ArtaHaxhi) August 24, 2023
“Autori Veselin Dzeletoviq diskuton filmin 'Serbsko srce Johanovo' mbi trafikimin e organeve në Kosovë. A i bën jehonë mbështetja e Hollivudit shqetësimeve të propagandës ruse? Le të jemi të vetëdijshëm për historitë që promovojmë dhe shpërndajmë”, ka shkruar ajo në “X”.
Ndërsa autori serb, Veselin Dzeletoviq ka deklaruar për Kurir se “buxheti për filmin është 15 milionë euro” dhe se “po vijnë bashkëproducentët nga Hollivudi”.