Hidhet shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Hidhet shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave
foto shorti
18/03/2026 - 15:49
Linku u kopjua

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, sot në praninë e Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve, është hedhur shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave.

Sipas shortit, në këtë fazë do të përballen këto skuadra:

Dukagjini - Mitrovica

Prishtina - Kosova VR

Gjysmëfinalet do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, gjë që pritet të sjellë duele interesante dhe mjaft konkurruese për një vend në finale.

Ndeshjet e para të kësaj faze janë të planifikuara të zhvillohen më 25 dhe 26 mars, ndërsa sfidat kthyese do të përcaktojnë ekipet finaliste të këtij edicioni të Kupës së Kosovës në futbollin e femrave.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026