Arbitri elitar vendos drejtësinë në "Fadil Vokrri"
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Arbitri elitar vendos drejtësinë në "Fadil Vokrri"
Përballja vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë këtë të martë do t'i besohet njërit prej emrave më të njohur të referimit evropian, anglezit Michael Oliver.
I vlerësuar si një gjyqtar i elitës dhe me përvojë të pasur në Kampionate Evropiane e finale të niveleve më të larta, Oliver vjen në Prishtinë si një garanci për ndarje të drejtë të drejtësisë në një ndeshje me peshë të jashtëzakonshme. Ai do të asistohet nga Stuart Burt dhe James Mainwaring, ndërsa Christopher Kavanagh do të jetë në rolin e gjyqtarit të katërt.
Përzgjedhja e një arbitri që mban stemën e FIFA-s që nga viti 2012 tregon qartë rëndësinë që ka ky takim për prestigjin ndërkombëtar të të dyja përfaqësueseve.
Përveç biletës për në Botëror, kjo sfidë mbart një peshë të madhe emocionale dhe sportive, andaj prania e një trupe gjyqtarësh nga Premier Liga angleze siguron që çdo detaj në fushë do të menaxhohet me profesionalizëm maksimal.
Atmosfera në "Fadil Vokrri" pritet të jetë e zjarrtë, por drejtësia do të jetë në duart e njërit prej bilbilave më të respektuar në botë.
KosovaPress