Casemiro tregoi edhe një herë klasin e tij botëror duke u shpallur zyrtarisht "Lojtari i Javës" në Premier League, pas një performance fantastike në fitoren 2-1 kundër Brentford.
Me një vlerësim prej 9.1, braziliani ishte dominues në çdo aspekt të lojës, duke shënuar golin e tij të nëntë sezonal dhe duke shërbyer si një "mur" i pakalueshëm me 15 duele të fituara dhe 9 largime topi. Ky nivel loje konfirmon se ai mbetet lojtari më i rëndësishëm në Manchester United, duke udhëhequr ekipin me një autoritet që pak lojtarë në botë e zotërojnë.
Lotët e Casemiros në fund të ndeshjes duken si një lamtumirë e parakohshme, duke lënë të kuptohet se aventura e tij me "Djajtë e Kuq" po vjen drejt fundit. Humbja e një lideri të tillë, i cili sapo u vërtetua si lojtari më i mirë i javës në kampionatin anglez, do të ishte një goditje e rëndë dhe një zbrazëti e vështirë për t'u mbushur në mesfushën e United.
KosovaPress