Haxhiu takohet me presidenten e Bullgarisë, në fokus: Kosova drejt integrimit evropian
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Haxhiu takohet me presidenten e Bullgarisë, në fokus: Kosova drejt integrimit evropian
Hapat e ardhshëm të Kosovës në procesin e integrimit evropian, mbështetja në anëtarësimin në Këshillin e Evropës si dhe rëndësia e një perspektive më të qartë të Kosovës drejt NATO-s, u biseduan në takimin e ushtrueses së detyrës të presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu me presidenten e Republikës së Bullgarisë, Iliana Iotova.
Takimi u zhvillua në margjinat e Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në Sofje.
U.D. Presidentja Haxhiu theksoi po ashtu interesimin për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, ekonomisë dhe arsimit, si dhe për forcimin e lidhjeve ndërmjet institucioneve, bizneseve dhe qytetarëve të dy vendeve.
U.D. Presidentja Haxhiu e uroi presidenten Lotova për marrjen e detyrës dhe shprehu mirënjohjen e Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë ndaj shtetndërtimit, subjektivitetit ndërkombëtar dhe rrugës euroatlantike të Kosovës.
Në takim u përmend edhe komuniteti bullgar në Kosovë, për të cilin U.D. Presidentja Haxhiu ritheksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për respektimin e të drejtave, përfshirjen dhe pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve në jetën publike.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.