Haxhiu takim me Avokatin e Popullit të Shqipërisë, në fokus forcimi i mëtejmë i bashkëveprimit
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Haxhiu takim me Avokatin e Popullit të Shqipërisë, në fokus forcimi i mëtejmë i bashkëveprimit
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim Avokatin e Popullit të Republikës së Shqipërisë, Endri Shabani, i shoqëruar nga një delegacion, si dhe Avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj.
“Gjatë takimit, u diskutua për rolin dhe rëndësinë e institucioneve të Avokatit të Popullit në të dyja republikat, me theks të veçantë në punën dhe angazhimin e tyre në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve.
Po ashtu, bashkëbisedimi u fokusua edhe në praktikat më të mira të raportimit të këtyre institucioneve në kuvendet përkatëse, duke u theksuar rëndësia e bashkëpunimit dhe komunikimit të ndërsjellë, si dhe mundësitë për forcimin e mëtejmë të këtij bashkëveprimi”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për media dhe marrëdhënie me publikun të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.