Haxhiu përkujton 4 djemtë dhe burrin e Ferdonije Çerkezit
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Haxhiu përkujton 4 djemtë dhe burrin e Ferdonije Çerkezit
haxhiu ferdonija
27/03/2026 - 20:14
Linku u kopjua

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, përkujtoi të premten katër djemtë dhe bashkëshortin e Ferdonije Çerkezit, të vrarë më 1999 nga forcat serb-jugosllave në Gjakovë.

"Më 27 mars 1999, asaj iu morën katër djemtë Artani, Armendi, Ardiani, Edmondi dhe bashkëshorti Halimi. Edhe sot, eshtrat e dy djemve të saj dhe të bashkëshortit nuk janë gjetur, duke e mbajtur këtë plagë të hapur dhe duke e shtyrë drejtësinë edhe më tej. Shtëpia muze e nënës Ferdonije Qerkezi na e kujton sa i lartë ishte çmimi i lirisë", theksoi ajo.

Në një njoftim nga zyra e kryetares së Kuvendit thuhet se Haxhiu

përkujtoi edhe masakrat e tjera qe u kryen në po të njëjtën ditë gjithandej Kosovës.

"Republika jonë qëndron mbi një histori sakrifice që nuk mund të zbehet. Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e vendit", theksoi ajo, transmeton KosovaPress.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026