Haxhiu mbron Kusari-Lilën: Nuk iu bind asnjë urdhri dhe shantazhi nga Lista Serbe
Lexohet për: 2 min.
haxhiuu
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mbrojtur shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, pas publikimit të një përgjimi të saj me ish deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiq, ku përmendet edhe Milan Radojiçiq.

Minstrja Haxhiu në konferencën për medie, pas mbledhjes së qeverisë të mërkurën, tha se Kusari-Lila nuk i është bindur asnjë urdhri dhe shantazhi të Listës Serbe dhe se përgjimet janë të montuara.

“Ato që janë publikuar janë bërë vetëm për një arsye të vetme, pasi efekti i tyre ka qenë zero. Lista Serbe nuk ka mundur të shantazhoi dhe t’i bëjë presion shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila. Po të kishin efektin e tyre dhe të shkonin përpara kërkesat e Listës Serbe ato nuk do të publikoheshin”, tha ajo.

Sipas saj, prej kohës kur është bërë ky audio-incizim, Qeveria e Kosovës ka shtrirë sovranitetin dhe ligjshmërinë në veri të Kosovës.

Në anën tjetër, pas mbledhjes së ekzekutivit, para mediave doli edhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili paraqiti rëndësinë e miratimit të Projektligjit për ndryshimet klimatike.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Krahas këtyre, ministrja Haxhiu  tha se përmes miratimit të Projektligjit për avokaturën shtetërore edhe në Kuvend do të fuqizohet ky institucion./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025