Haxhiu: Familja Jashari dhe Prekazi janë simbol i lirisë së Kosovës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Haxhiu: Familja Jashari dhe Prekazi janë simbol i lirisë së Kosovës
05/03/2026 - 11:47
Linku u kopjua
Familja Jashari dhe Prekazi janë simbol i lirisë së Kosovës, tha kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.
Ajo në seancën solemne të Kuvendit për nder të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së tha se pas Prekazit, UÇK-ja u bë një realitet i pakthyeshëm dhe lufta dhe qëllimi morën një rrugë tjetër.
Haxhiu, gjatë fjalimit të saj tha se sakrifica e familjes Jashari mbeti themel i kujtesës dhe qëndresës së kombit tonë.
“Në tre ditë luftime e gjithë historia e Kosovës kaloj përmes Jasharëve dhe qëndresës së tyre, përmes vendosmërisë për të mos u larguar nga toka e tyre. Lufta e tyre tre ditë nuk ishte për një familje, ishte për një popull që kërkonte të mos dorëzohej e nënshtrohej. Në fund të atyre tre ditëve u vranë të moshuar që kishin parë shumë, burra e gra në moshën e forcës por edhe fëmijë që sapo kishin nisur jetën. Sakrifica e tyre mbeti jo vetëm dhimbje por themel i kujtesës dhe qëndresës së kombit tonë”, tha Haxhiu.
Kryetarja e Kuvendit, Haxhiu theksoi se Epopeja e UÇK-së është qëndrim i guximshëm, sakrificë e vendosmëri për liri e cila nuk mund të ndryshojë rrjedhën e historisë.
“Forcat okupatore që urdhëruan sulmin duke menduar se mbyllën një vatër rezistence, por në të vërtetë ata vetëm hapën një kapitull që nuk do të mbyllej më kurrë. Pas Prekazit, UÇK-ja nuk ishte më një strukturë e shpërndarë, ajo u bë një realitet i pakthyeshëm dhe lufta dhe qëllimi morën një formë tjetër por shumë të qartë. Epopeja e UÇK-së nuk është vetëm një ngjarje, ai është një mesazh i përjetshëm, qëndrimi i guximshëm, sakrifica, vendosmëria dhe dashuria për liri nuk mund të ndryshojnë rrjedhën e historisë”, theksoi ajo.