Haxhiu e Kryeziu nga PDK dorëzojnë ankesë në PZAP: Rezultatet e KQZ-së janë të pasakta
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Haxhiu e Kryeziu nga PDK dorëzojnë ankesë në PZAP: Rezultatet e KQZ-së janë të pasakta
pdk kqz foto
29/06/2026 - 11:53
Linku u kopjua

Kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu kanë dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe ParashtresaPZAP sepse sipas tyre, rezultatet e KQZ-së nga zgjedhjet e fundit janë të pasakta.

“Sot bashkë me kandidatin për deputet Qëndrim Kryeziu kemi dorëzuar ankesë në PZAP për rezultatin përfundimtar të publikuar nga KQZ-ja sepse rezultati  i publikuar dhe pëfundimtar është i pasaktë, i paverifikuar, tanmë i pranuar dhe i evidentuar me dy fakte esenciale të konfirmuara nga rinumërimi 521 votave të PDK-së. Ku janë evidentuar 221 vota të regjistruara në regjistrimin fillestar gabimisht, mua si kandidat në këtë rinumërim më janë shtuar gjashtë vota dhe ankesa është është e bazuar dhe rezultati nuk mund të certifikohet si i pasaktë. Ai duhet të jetë i saktë, ligji e garanton që rezultati përfundimtar dhe i certifikuar duhet të jetë i saktë”, tha Haxhiu.

Haxhiu tha se nuk kanë qenë “të barabartë” si palë kur raporti i sekretariatit për rinumërimin e kryer në QNR nuk ka qenë publi.

 “Kryesuesi Radoniqi bëri edhe një fakt të njohur që nuk ka qenë për neve, raportin e sekretariatit për rinumërimin e kryer në QNR nuk e ka bërë publik dhe si i tillë ka qenë e vështirë për neve në procedura paraprake që të jemi palë e barabartë në procesin paraprak të zhvilluar në PZAP dhe Gjykatë Supreme. Edhe neni 31 i Kushtetutës së Kosovës edhe Ligji për Zgjedhje e garanton të drejtën për të qenë palë e barbartë në procedura paraprake duke mos bërë publik nga rinumërimi në KQZ. Ne si palë me procedura paraprake nuk kemi qenë të barabartë në raport me KQZ-në. KQZ-ja është organ që admiinistron zgjedhjet dhe duhet të mbrojë të drejtën e cdo kandidati dhe të cdo votuesi. Vota e çdo votuesi duhet të regjistrohet me saktësi ashtu siç e ka hedhur”, tha Haxhiu.

Edhe bashkëpartiaku i Haxhiut, Qëndrim Kryeziu ka kërkuar të numërohet cdo votë dhe sipas tij, në procesin e rinumërimit ka më shumë gabime se sa që thonë zyrtarët e KQZ-së.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit më 27 qershor.

Nga këto zgjedhje partia e parë ka dal Lëvizja Vetëvendosje në koalicion parazgjedhor me Guxo dhe Alterntaiva, me 47.13% që ka fituar 53 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës me 19.44%, ka fituar 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës me 16.69% ka fituar 18 ulëse dhe Aleanca më 6.74% ka fituar shtatë ulëse.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026