Haxhiu: Dhunuesit do të monitorohen me hallka elektronike
Lexohet për: 1 min.
0 Albulena Haxhiu - Intervista KP (2 of 14) (14)
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministria e Punëve të Brendshme ka nënshkruar kontratën me Operatorin Ekonomik me qëllim të zbatimit të Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike.

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se nënshkrimi vjen nëntë vjet pasi që kishte hyrë në fuqi Ligji për Mbikëqyrjen Elektronike, por asnjë Qeveri nuk e kishte marrë mundin ta zbatonte.

“Mbikëqyrja tani do të jetë më e lehtë e qytetarët më të sigurt. Hallkat elektronike do të jenë siguri më e madhe për vajzat dhe gratë viktima të dhunës, dhunuesit do të monitorohen e rrjedhimisht nuk do të kenë mundësi t'u ofrohen atyre”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024