Hasanpapaj: LDK mund ta anëtarësojë Kosovën në NATO brenda mandatit
Zgjedhjet 2026
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Hasanpapaj: LDK mund ta anëtarësojë Kosovën në NATO brenda mandatit
LDK
31/05/2026 - 22:22
Linku u kopjua

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bardhyl Hasanpapaj, i cili gjendet me numrin 34 në listën zgjedhore të këtij subjekti politik, ka deklaruar se me mandatin e parë, falë miqësive të ish-presidentes së Vjosa Osmanit, Kosova mund të anëtarësohet në NATO.

Hasanpapaj këtë e ka deklaruar në emisionin ‘Info Magazine’ në Klan Kosova, ku ka thënë pos tjerash se brenda mandatit të LDK-së Kosova mund të anëtarësohet edhe në Këshillin e Evropës dhe të progresojë drejt anëtarësimit në BE.

“Gjysmën e punës LDK-ja e bën me zgjedhjen e presidentes Osmani edhe për një mandat të dytë. E dyta, me një program dinamik, ku ne besojmë që, që në mandatin e parë mund ta anëtarësojmë Kosovën në NATO. Mund ta anëtarësojmë Kosovën në Këshillin e Evropës dhe mund të kemi progres substancial në drejtim të BE-së. Jemi vendi i vetëm në Evropë që s’kemi status të vendit kandidat. Është bllokuar çdo lloj diplomacie efektive tash e pesë vite”, deklaroi Hasanpapaj.

Hasanpapaj më tej ka lavdëruar punën e Osmanit si presidente në arenën ndërkombëtare.

“Se ne për pesë vite e kemi pasur një qeveri të bllokuar, të izoluar që nuk ka punuar asgjë në dobi të qytetarëve dhe kemi pasur një presidencë që ka qenë super aktive në arenën ndërkombëtare, ekstrem e suksesshme. Ka sjellë katër njohje në një moment kur Kosova ka qenë totalisht e izoluar. Ka qenë prezente në çdo forum ndërkombëtar dhe në marrëdhënie të shkëlqyer me SHBA-të dhe me një miqësi dhe kontakt të vazhdueshëm me BE-në”, ka thënë më tej ai.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026