Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka shpalosur një plan dhjetëvjeçar për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Sipas Haradinaj, Kosova synon anëtarësimin e plotë në NATO përmes një plani të ri që përfshinë tri aspekte kryesore: Politikë, ushtarak dhe ekonomik.
Plani dhjetëvjeçar i dakorduar me Amerikën dhe NATO-n është themeli për veprimin e ardhshëm - anëtarësimin e drejtpërdrejtë. Partneriteti për Paqe tashmë është realizuar përmes këtij plani. Tani, Kosova synon anëtarësimin e plotë në NATO përmes një plani të ri që përfshin tri aspekte kryesore:
1. Politik:- Përmbushja e obligimeve në dialog;
- Konsolidimi i demokracisë në Kosovë;
- Ngritja e kapaciteteve luftarake të Ushtrisë së Kosovës;
- Prodhimi i municioneve, predhave dhe pajisjeve të tjera ushtarake;
- Përmirësimi i infrastrukturës ushtarake dhe mbrojtëse civile;
3. Ekonomik:
- Aktivizimi i resurseve të Kosovës për partneritet ekonomik me vendet e Aleancës.
- Do të jetë kthesa më e madhe e sigurisë për Kosovën;
- Do të garantojë zhvillim ekonomik duke rritur vlerën e resurseve dhe potencialeve të vendit;- Do ta shndërrojë Kosovën në një adresë të rëndësishme ekonomike.
Kjo kthesë e madhe ekonomike do të sigurojë:
- Ngritjen e cilësisë së arsimit në nivelin e vendeve të NATO-s;
Aleanca hyn në zgjedhje me vizionin e kësaj kthese të madhe në siguri dhe ekonomi. Ky vizion synon të sigurojë:
- Paga dhe pensione të dinjitetshme për qytetarët;
- Zhvillim të qëndrueshëm në të gjitha sferat.
Udhëheqja nacionale kërkon vizion të gjerë. Anëtarësimi në NATO është përgjigje për zhvillimin e përgjithshëm të vendit, duke përfshirë qëndrimin e popullatës, përmirësimin e arsimit dhe shëndetësisë, si dhe sigurimin e pagave të dinjitetshme.