Në Kryeqytet me investim publiko-privat, nis ndërtimi i një shkolle
Lexohet për: 2 min.
ramaa
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Prishtinës edhe tri shkolla me partneritet publiko-privat,  me mësimin tërëditor do t’i shtohen në vitin e ardhshëm. Njëra prej tyre është Shkolla e Mesme e Ulët “Sofalia” me kapacitet për 720 nxënë.

Shkollës së Mesme të Ulët “Sofalia” i është vendosur gurthemeli sot nga kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama dhe nënkryetarja e kësaj komune njëkohësisht drejtoresha e Arsimit, Jehona Lushtaku Sadriu.

Kryetari Përparim Rama theksoi se shkollat e kryeqytetit do të transformohen në shkolla smart me kurrikulën digjitale dhe mësim tërëditor.

Sipas Ramës këto tri shkolla me partneritet publiko-privatë i kanë kushtuar komunës së Prishtinës 15.4 milionë euro.

Ndërsa, nënkryetarja e komunës, Jehona Lushtaku Sadriu për këtë projket ka theksuar se do të jetë një shkollë krejtësisht evropiane. Viti i ri shkollor 2024/25 ka filluar dje, madje në dy shkolla me mësim tërëditor.

Lushtaku- Sadriu ka shtuar se shumicës së nxënësve u mungojnë librat deri më tani.

Faza e dytë e pilot projektit të ri në shkolla me mësimin tërëditor, do të fillojë me 30 shtator në 3 shkolla të tjera.

https://kosovapress.com/nis-mesimin-tereditor-shkolla-model-qamil-batalli-njera-nga-5-shkollat-e-planifikuara-te-fillojne-deri-ne-fund-te-muajit

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024