Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, priti shefin e misionit të OSBE-së në Shkup, Kilian Wahl.
Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Wahl diskutuan për shumë çështje në vend dhe rajon, përfshirë integrimin evropian, prioritetet e BDI për vendin dhe qytetarët, legjitimitetin, situatën në Maqedoni të veriut dhe Kosovë, etj.
“Partnerët në qeverinë pa legjitimitet etnik premtuan që për 3 deri në 6 muaj, do ta ndryshojnë kushtetutën. BDI nuk do të lejojë devijim nga rrugëtimi europian dhe do të insistojë në ndryshimet kushtetuese sepse qytetarët janë të përcaktuar që të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian. BDI nuk dëshiron dhe nuk do të jetë pjesë e kësaj qeverie, por po zhvillon betejë për dinjitet kombëtar nga nëpërkëmbja e përditshme dhe për respektim të Marrëveshjes së Ohrit si dhe orientim euroatlantik të vendit”, thuhet në komunikatë.
Më tej thuhet se pushteti nuk na intereson dhe me asnjë kusht nuk dhe në asnjë rrethanë kjo betejë e jona dhe mllefi i shqiptarëve nuk është dhe nuk do të jetë epsh për pushtet.Ahmeti theksoi që Gjykata mbivoutese Kushtetuese me porosi politike fshiu përkatësinë etnike, të qenurit shqiptar, ndërsa rradhën e ka edhe gjuha shqipe. Këto vendime për ne, janë të papranueshme.
Ndërsa në, rajon, pajtimi shqiptaro-serb me njohje të ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë është domosdoshmëri dhe vetëm kjo do të sjellë paqe, stabilitet, siguri dhe rajon me perspektivë, ndërsa nevojitet edhe një marrëveshje e madhe historike në rajon për moscënim të integritetit teritorial të Maqedonisë së veriut nga fqinjtë e saj.