Dita Botërore për Punën e Denjë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
auto_unnamed1696656228
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot shënohet Dita Botërore për Punën e Denjë (WDDW), një agjendë e zhvilluar  nga Organizata Ndërkombëtare e Punës  (ILO) në të cilën përmblidhen të gjithë aspiratat e njerëzve përgjatë punësimit të tyre.

7 Tetori është Dita Botërore e Punës së Denjë dhe këtë vit lëvizja sindikale globale po bën thirrje për paqe dhe demokraci.

Agjenda e punës së denjë mbështetet në katër shtylla  veprimi:  Politikat e punësimit;   mbrojtja shoqërore; standardet e punës dhe dialogu social, fusha këto që kërkojnë angazhimin e  jo vetëm aktorëve qeveritarë dhe institucioneve publike për t’u mbërritur, por gjithëpërfshirje edhe të partnerëve socialë, shoqërisë civile dhe grupeve më të gjera të interesit.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës, puna e denjë përfshin shanset për punë që është produktive dhe siguron të ardhura dinjitoze, siguri në vendin e punës dhe mbrojtje sociale për familjet, të ardhme të begatë për zhvillim personal dhe integrim social, liri që njerëzit të shprehin shqetësimet e tyre, të organizohen në mënyrë kolektive dhe të marrin pjesë në vendimet që ndikojnë punën e tyre. 

Puna e denjë duhet të jetë në qendër të veprimeve të qeverisë për të rikthyer rritjen ekonomike dhe për të ndërtuar një ekonomi të re globale që i vendos njerëzit në radhë të parë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024