Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj thirrje partnerëve të sigurisë, posaçërisht Uashingtonit, që ta marrin nën kontroll situatën në veri dhe ta ndalin përshkallëzimin e mëtejmë, i cili paraqet rrezik edhe për paqen në rajon.
Përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që të sillet në përputhje me situatën e krijuar.
Reagimi i plotë i Haradinajt:
Skenari i regjimit pro-rus të Serbisë për destabilizimin e Kosovës, po hyn në një fazë kritike.
Gjendja mund të përshkallëzojë dhe të dalë krejtësisht jashtë kontrollit.
Prandaj në një situatë të tillë, është urgjente që Kosova të mobilizojë gjithë potencialin e vet politik, diplomatik, intelektual e të sigurisë në përballje me këtë rrezik të madh.
Serbia nuk zmbrapset me retorika boshe luftënxitëse e as me “trimat e rrjeteve sociale”.
Gjendja është e rëndë dhe kërkon maturi e koordinim, jo vetëm me faktorin e brendshëm por edhe me partnerët ndërkombëtarë.