Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, që të përfillet kërkesa e SHBA-së dhe QUINT-it, për shtyrjen e vendimit për targat, në të kundërtën, sipas tij, ata që veprojnë ndryshe nga një rekomandim i tillë nuk punojnë në interes të shtetit të Kosovës.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se kërkesa e SHBA-së dhe QUINT-it, për shtyrjen e vendimit për targat nuk është vetëm politike, por garanton sigurinë e Kosovës.
Populli i Kosovës dhe aleatët tonë të sigurisë i dinë shumë mirë qëllimet e Serbisë, sponsorëve dhe satelitëve të saj.
Por;
Kësaj kërkese iu bashkuan edhe vendet e QUINT-it por edhe vendet e tjera të NATO-s, aleate tonat në siguri;
Kjo kërkesë nuk është vetëm politike por garanton sigurinë e vendit tonë e veçanërisht sigurinë e rendin në veri të vendit;
Kjo situatë është bardh e zi. Në vend që të vazhdohet me demagogji, menjëherë duhet të pranohet kërkesa e Amerikës, QUINT-it dhe aleatëve të tjerë të NATO-s për shtyrjen e vendimit për targat deri në Marrëveshjen Finale për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.