Haradinaj: Koalicioni ynë po shihet si shpresa e vetme për ta përmbysë qeverinë antishtet
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se situata në vend kërkon mobilizim për ta kthyer Kosovën drejt rrugës së zhvillimit dhe integrimit.

Ai ka thënë se bashkimi opozitar po shihet si shpresë e vetme për t’i dhënë fund qeverisë antishtet.

“Bashkimi ynë opozitar, dita-ditës po shihet nga qytetarët si e vetmja shpresë për t'i dhënë fund qeverisë antishtet. Situata e krijuar në vend, kërkon mobilizim e bashkim të gjithmbarshëm për ta kthyer Kosovën drejt rrugës së zhvillimit dhe integrimit, në bashkëpunim me miqtë tanë që na ishin pranë në momentet më të vështira”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj në Stanoc të Vushtrrisë ka bashkëbiseduar me qytetarë për zhvillimet politike.

“Diskutuam për problemet dhe nevojat e qytetarëve të kësaj ane, si dhe për zhvillimet politike në vend dhe nevojën e bashkimit e mobilizimit sa më masiv për të ndaluar qeverisjen antishtet”, tha ai. 

Ndryshe, AAK ka hyrë kohë më parë në koalicion me NISMA Socialdemokrate të Fatmir Limajt.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025