Daut Haradinaj i ka dalë në mbrojtje policit, Amir Hoxha i cili i suspendua pasi kritikoi shpenzimet e deputetëve për derivatet dhe që i njëjtit shprehi pakënaqësinë e tij për mospagesën e shujtave për policët.
Haradinaj ka thënë se veprimi për suspendimin e policit Hoxha është i nxituar, për çka u ka bërë thirrje edhe organeve kompetente që ta rishikojnë këtë vendim.
Për suspendimin nga puna, ishte vet Hoxha që njoftoi nëpërmjet një postimi në “Facebook”.
Postimi i plotë i Hoxhës:
Sapo mora njoftimin për suspendim të përkohshëm timin në afat prej 3 ditësh lidhur me një postim qe e kam bërë me datën 04.02.2022 ne lidhje me pakënaqësinë time për mospagesën e shujtave për policët ne kryerje të detyrës e qe ligjërisht na takojnë .
Suspendimi vjen me pretekstin se unë kam kryer vepër penale apo shkelje të rëndë disiplinore, e që me sa di unë me njohurinë time si jurist i diplomuar në Universitetin e Prishtinës "fjala e lirë apo shprehja e një pakënaqësie e cila është e bazuar në ligj" nuk paraqet vepër penale .
Deri sot të paktën kam besuar se jetoj në një vend demokratik, dhe se fjala e lirë mbrohet dhe ruhet si vlerë dhe se vetëm në regjimet autokratike totalitare sanksionohet me ligj, që shkel masovisht drejtat themelore të individit në veçanti dhe shoqërisë ne përgjithësi .
Mirëpo në këtë pikë paskna gabuar sepse Pushteti atëherë kur po u lëkundkan interesat e veta elektorale po i goditka edhe instrumentet e veta që vet i përdor për ruajtjen e qenësisë së po atij pushteti .
Me respekt Zyrtari Policorë nën masën e suspendimit :
Amir Hoxha # 9799