Haradinaj: Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk është opsionale, studentët kërkojnë dinjitet dhe barazi
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Haradinaj: Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk është opsionale, studentët kërkojnë dinjitet dhe barazi
Haradinaj 12343
17/05/2026 - 21:59
Linku u kopjua

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk është opsionale, por gjuhë autoktone e këtij trualli që ka mbijetuar brez pas brezi pavarësisht historisë dhe sfidave, duke theksuar se ajo është e garantuar me Kushtetutë dhe përfaqëson të drejtën e patjetërsueshme të çdo shqiptari për ta përdorur në arsim, komunikim dhe jetën publike pa frikë e pa kompromis.

Ai shtoi se studentët shqiptarë nuk po kërkojnë privilegje, por dinjitet, barazi dhe respekt për identitetin e tyre.

Postimi i plotë:

Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk është opsionale. Është gjuhë autoktone, gjuhë e këtij trualli, që nuk kanë mundur ta ndalin as kralat e as sulltanët. Ajo ka mbijetuar brez pas brezi, në familje, në shkolla, në këngë e në sakrifica.

Shqipja është e garantuar me Kushtetutë dhe me të drejtën e patjetërsueshme të çdo shqiptari për të folur shqip në vendin e vet, për të studiuar shqip, për të shkruar, menduar dhe për të marrë frymë shqip pa frikë e pa kompromis.

Studentët shqiptarë sot nuk po kërkojnë privilegje, po kërkojnë dinjitet, barazi dhe respekt për identitetin e tyre.

Me zemër, me shpirt dhe me krenari jam me ju nesër, studentë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Zëri juaj është zëri i çdo shqiptari që nuk pranon të heshtë përballë padrejtësisë.

I juaji,

Ramushi


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026