Haradinaj: Gjatë qeverisjes së Kurtit, mbi 200 mijë qytetarë e braktisën Kosovën
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se sipas ASK-së gjatë qeverisjes së Kurtit, mbi 200 mijë qytetarë e kanë braktisur Kosovën.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se janë mbi 250 milionë euro tenderë njëburimorë.

"Mbi 250 milionë tenderë njëburimorë (vrima të lavdishme buxhetore) për dosta e miq, janë historike por aspak për të mirë dhe organet e drejtësisë heret a vonë do të kenë shumë punë", ka thënë Ramush Haradinaj.

Ramush Haradinaj tha se Kosova është nën sanksione të BE dhe SHBA dhe kjo sipas tij është e paparë dhe historike.

“Dëmi deri tash, rreth 300 milionë euro, pra gropë e madhe e buxhetit dhe bajagi historike. Albini e ka implementuar marrëveshjen e 2013-tës për stickersa, targa të veturave dhe sot paska thënë edhe marrëveshjen për energji dhe kjo është historike. E ka marrë statusin e ‘Veteranit Luftëtar’ pa e veshur kurrë uniformën e UÇK dhe pa prekur kurrë armë me dorë, siç e parasheh ligji. Kjo s'ka qenë e lehtë, por është historike përnjëmend edhe goxha njëfarë grope”, ka shkruar ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024