Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është parë i veshur shpesh me kostumin, që e mbante sot.
I pyetur nga Kosova Press nëse kjo ka një simbolikë ai u përgjigj se është një kostum tradicional e një zone gjermanofone.
"Më falni, po kjo është veç një kostum tradicional, veshjet e një pjese të zonave gjermanofone, Habsburgve përpara... Ne këtu në shesh e kemi një shesh 'Sheshi i Habsburgve'. Habsburgët gjatë qeverisjes së tyre ose sundimit të tyre atje kanë qenë armiq të armiqve tanë. Pra, e kanë sulmuar perandorinë e atëhershme serbe e të tjerë dhe është një lloj miqësie, pra miqësie. Vetëm për atë", tha Haradinaj.
Ai bëri të qartë se kostumi nuk është uniformë lufte, duke shtuar se kur ka ardhur sunduesi i Habsburgëve të vizitojë Deçanin e ka pasur të veshur këtë kostum.Ramush Haradinaj këtë deklaratë e dha për KosovaPress në 29-vjetorin e rënies së heroit Luan Haradinaj, me ç’rast u bënë homazhe tek lapidari i tij në Deçan.