Haradinaj: Aleatët tanë vazhdojnë ta mbështesin FSK-në, kjo lehtëson rrugën drejt NATO-s
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Togeri Mendim Muçiqi, ka diplomuar me sukses në Akademinë Mbretërore Ushtarake "Sandhurst", në Mbretëri të Bashkuar.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka uruar togerin për diplomimin e tij në Akademinë Mbretërore Ushtarake "Sandhurst", në Mbretëri të Bashkuar.

Haradinaj tha se e gjithë kjo përgatitje e oficerëve dhe nënoficerëve është falë ndihmës së aleatëve tanë, të cilët vazhdojnë ta mbështesin ushtrinë tonë dhe të ndihmojnë në edukimin e oficerëve dhe nënoficerëve.

“Urime togerit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Mendim Muçiqi, i cili ka diplomuar me sukses në Akademinë Mbretërore Ushtarake "Sandhurst", në Mbretëri të Bashkuar, pas përfundimit të programit njëvjeçar të udhëheqjes së oficerëve të rinj.

Orientimi ynë drejt integrimeve euro-atlantike

lehtësohet nga kuadro mirë të përgatitur, krejt kjo falë ndihmës së aleatëve tanë, të cilët vazhdojnë ta mbështesin ushtrinë tonë dhe të ndihmojnë në edukimin e oficerëve dhe nënoficerëve të rinj në institucionet ushtarake më prestigjioze”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Si është cilësia në arsim nëpër shkolla e fakultete?
E mirë
Mesatare
E dobët
Voto
53
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024