Qytetarët të cilët kanë udhëtuar sot (e mërkurë) nga Kosova në drejtim të Serbisë dhe anasjelltas përmes vendkalimit kufirit të Jarinjes, janë shprehur të lumtur me hapjen e kësaj pike kufitare. Ndërsa, policia vlerëson se situata e sigurisë në veri është e qetë, por delikate.
Disa prej tyre për KosovaPress, kanë thënë se nuk dëshirojnë që kurrë më të mos përsëriten ngjarje të tilla sikur sulmi 24 shtatorit në Banjskë.Ai dëshiron që situata të tilla dhe mbyllje të kufijve të mos ndodhin kurrë për askënd, pavarësisht nacionalitetit, por që qytetarët të jetojnë mirë dhe të lëvizin të lirë.
Samir Demiroviq nga Tutini, u shpreh po ashtu i lumtur për hapjen e kufirit, duke thënë se gjatë kalimit në kufi gjithçka ka shkuar shpejtë dhe në mënyrë efikase.
Në anën tjetër, U. D i drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur se situata e sigurisë në veri është e qetë, por delikate.
Sipas tij, pas hapjes së kufirit të Jarinjes, gjithçka është duke shkuar në rregull dhe nuk ka ndonjë problem.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.
Ndërsa, pika kufitare në Bërnjak ishte hapur më 9 tetor.